Lajme

11 vjet nga vrasja e doganierit të EULEX-it

Janë bërë 11 vjet prej vrasjes së pjesëtarit të EULEX-it, Audrius Senavicius.

Ngjarja tragjike ndodhi më 19 shtator 2013-të, kur doganierit të Misionit Evropian për Sundim të Ligjit, persona të armatosur ia morën jetën.

Akti i rëndë asokohe ndaj 35 vjeçarit, ndodhi në afërsi të Zveçanit.

Lituanezi Senavicius, kishte shërbyer në këtë mision nga gushti i 2012-tës.

Ai ka lënë pas vete gruan dhe dy fëmijë.