Lajme

Greqia goditet nga tre tërmete brenda pak orësh, ja epiqendra

Mëngjesin e sotëm, tre tërmete brenda pak orësh goditën ishullin grek të Kretës, ku më i forti prej të cilëve ishte me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter.

Nuk raportohet për dëme materiale apo viktima, njoftoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane.

Siç raportohet nga EMSC, tërmeti i parë ndodhi në orën 04:45 me orën lokale dhe ishte me magnitudë 2.8 të shkallës Rihter, me epiqendër në një thellësi prej 27 kilometrash dhe 64 kilometra në jug të Heraklionit.

Ai u pasua, rreth orës 06:22, nga një tërmet i ri, më i fortë deri tani, me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter, me epiqendër në një thellësi 11 kilometra dhe në një distancë prej 109 kilometra nga Heraklioni.

Pak më vonë, rreth orës 6:29 të mëngjesit me orën lokale, një tjetër tërmet me magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter u regjistrua në një thellësi prej 19 kilometrash dhe në një distancë prej 165 kilometrash në veriperëndim të Heraklionit, raportoi EMSC.