Lajme

“Pronat publike për qytetarët, jo për dosta”, Opozita në Drenas kundërshton dhënien në shfrytëzim të 54 pronave komunale

Sot në Kuvendin Komunal të Drenasit, si pikë e rendit të ditës ishte votimi për propozim vendimin për miratimin paraprak të Vendimit për dhënien e pronave publike të Drenasit për shfrytëzim afatgjatë.

Por, një gjë të tillë e ka kundërshtuar opozita.

Opozita kundërshtoi  54 prona komunale t`i jepen në shfrytëzim biznesmenëve për ndërtimin e banesave që siç thotë opozita, kryetari i kësaj komune Ramiz Lladrovci ua ka borxh.

Ndryshe, opozitarët përmes aksionit “Pronat publikë për qytetarët, jo për dosta” kundërshtuan dhënien e 54 pronave për shfrytëzim./teve1.info/