Lajme

Von der Leyen pret liderët e Ballkanit Perëndimor: I përkisni Evropës

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i ka ftuar në një drekë pune liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë këtij takimi do të flitet për Planin e Zgjerimit për Ballkanin Perëndimor.

Von der Leyen tha se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, i përkasin Evropës dhe se kjo është ajo në të cilën po punojnë.

“Paralelisht, ne po i afrojmë ekonomitë dhe tregjet e tyre me tonat me Planin tonë të Rritjes prej 6 miliardë eurosh për rajonin”, tha ajo.