Policia e Kosovës, të enjten ka arrestuar dy persona në Gjakovë, të cilët dyshohen se kanë kopjuar në testin për patentë shofer.
Lajmin për tëvë1.info. e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Elezaj, ka thënë se të dyshuarit gjatë mbajtjes së testit kanë poseduar pajisje elektronike të cilat dyshohet se mund të keqpërdoreshin.
Dy pajisjet janë sekuestruar, ndërsa në konsultim me prokurorin e shtetit janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.
“Sot rreth orës 12:00 nga zyrtarët në Qendrën për Patent Shoferi në Gjakovë, jemi njoftuar se dy persona të cilët ishin duke ju nënshtruar testit për patentë shoferi posedonin pajisje elektronike të cilat mund të keqpërdoreshin gjatë testit. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në polici dy persona (meshkuj të moshës madhore), po ashtu dy pajisje elektronike janë sekuestruar. Aktualisht në konsultim me prokurorin e shtetit janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, thuhet në përgjigjen e Elezaj./teve1.info/