Lajme

Ndalohet një person në Qafë të Prushit, i dyshuar për mall të kontrabanduar

Një person i dyshuar për mall të kontrabanduar, është ndaluar të mërkurën  mbrëma nga policia, në pikën e kalimit kufitar në Qafë të Prushit, në hyrje të Kosovës.

Në njoftim thuhet, se gjatë kontrollit të veturës së të dyshuarit janë gjetur 15 kamera dhe një DVD për PC, të fshehura në bagazh.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa malli i dyshuar është konfiskuar nga Dogana e Kosovës.

“Me 18.09.2024 rreth orës 19:00 në pikën e kalimit kufitar në Qafë të Prushit në hyrje për në Kosovë, nga Policia e Kosovës ishte ndaluar vetura me targa vendore të cilën po e drejtonte shtetasi mashkull kosovar, e njëjta është proceduar për kontroll në vijën e dytë të kontrollit në bashkëveprim me Doganën e Kosovës. Gjatë kontrollit të veturës janë gjetur 15 copë kamera dhe 1 DVR për PC, të fshehura në bagazhin e veturës së lartcekur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe është hapur rasti për kontrabandim dhe mos deklarim të mallit i cili procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa malli i dyshuar është konfiskuar nga Dogana e Kosovës”, bëhet e ditur në njoftim./teve1.info/