Lajme

Mehmetaj ‘shpërthen’ me kritika ndaj atyre që e shtrembëruan historinë: Ky person i dinte krimet e Fadil Hoxhës me emra të viktimave

Publicisti Gani Mehmetaj ka reaguar në lidhje me debatet e fundit në lidhje me religjonet fetare, atë islame dhe katolike.

Ai komentoi një debat që u zhvillua së fundi për këtë gjë, derisa tha se një historian lëshonte akuza që ngjanin me gjuhën serbe.

Po ashtu, publicisti kritikoi edhe dy gazetarët, bashkë me historianin që shtrëmbonin në mënyrë të frikshme historinë, derisa e mbronin islamin dhe i mbërthyen armiqësisht ata që e kishin braktisur islamin.

“Të vinte plasja kur i shihje tre jo shqiptarë në studio, historianin dhe dy gazetarët (dukja i tradhtonte), që flisnin për historinë shqiptare të 50- viteve të fundit, duke e shtrembëruar në mënyrë të frikshme.

Te vetmin shqiptar, gjakovarin, Gjin Morina, që i dinte gjërat më së miri (deshi të fliste për mbytjet me tokmak në Pazarin e Gjakovës dhe për tërheqjen zvarrë të komandantit Lajqi), e mbërthyen dhe nuk e linin të fliste. Ai i dinte krimet e Fadil Hoxhës me emra të viktimave, por ata nuk e lejuan të tregonte”, shkroi ndër të tjera, Mehmetaj, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Kur Tito dhe Fadil Hoxha vranë 49.000 shqiptarë në Kosovë

Me urdhër të Josip Broz Titos, komandant i Forcave të Armatosura të Jugosllavisë, partizanët serbo-malazezë dhe Fadil Hoxha për tre vjet vranë 49.000 shqiptarë “nacionalistë”: (Masakra në Drenicë, masakra te Bunari i Hereqit -Gjakovë, masakra në Kodrat e Pejës, masakra të Kodrat e Prishtinës) etj. 

Një “historian” i ri në Klan Kosova, sot tha se ata (49.000 shqiptarët e pushkatuar) ishin bashkëpunëtorë të nazizmit, që nuk e ka thënë asnjë historian i yni deri me tash. Akuzat e tij ngjanin me gjuhën serbçe të Spasoje Gjakoviçit, Dushan Mugoshës, Milladin Popoviçit e historianëve serbë.

Të vinte plasja kur i shihje tre jo shqiptarë në studio, historianin dhe dy gazetarët (dukja i tradhtonte), që flisnin për historinë shqiptare të 50- viteve të fundit, duke e shtrembëruar në mënyrë të frikshme.

Te vetmin shqiptar, gjakovarin, Gjin Morina, që i dinte gjërat më së miri (deshi të fliste për mbytjet me tokmak në Pazarin e Gjakovës dhe për tërheqjen zvarrë të komandantit Lajqi), e mbërthyen dhe nuk e linin të fliste. Ai i dinte krimet e Fadil Hoxhës me emra të viktimave, por ata nuk e lejuan të tregonte.

Të njëjtit gazetarë në emisionin para tij, e mbronin islamin dhe i mbërthyen armiqësisht ata që e kishin braktisur islamin.

Kuku për neve që mediat tona i kanë pushtuar aziatikët…