Lajme

​Ushtarët britanikë fillojnë aktivitetet në Kosovë

Personeli i Britanisë së Madhe, i caktuar për forcat rezervë në mbështetje të misionit KFOR, zhvilloi sot aktivitete trajnimi për të testuar procedurat e mbështetjes mjekësore në operacione.

Këto aktivitete të rregullta trajnimi janë kyçe për të mbrojtur standardet më të larta operacionale të KFOR-it dhe gatishmërinë për të trajtuar të gjithë skenarët e mundshëm të sigurisë, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Personeli i Britanisë së Madhe nga Regjimenti Mbretëror i Yorkshire i caktuar në forcat rezervë të NATO-s, në mbështetje të KFOR-it, është vendosur përkohësisht në Kosovë, për një stërvitje rutinë me trupat e tjera të KFOR-it.

Stërvitjet kanë për qëllim të testojnë procedurat ekzistuese për dislokimin e shpejtë të trupave shtesë dhe integrimin e tyre në kuadër të misionit. Ushtrimet do të vazhdojnë të mbahen deri në fund të muajit tetor.