ShowBizzz

“Zoti të më merrte mua!”, e dhimbshme: E shoqja e Gerti Bogdanit nuk ” ndahet” dot nga arkëmorti!

Ndarja e parakohshme nga jeta në një mënyrë kaq të beftë e Gerti Bogdanit, shokoi e zhyti në dhimbje jo vetëm ata që e njihnin personalisht, por mbarë opinionin publik, në sytë e të cilit 44 vjecari u përshkrua si jo vetëm si një njeri tejet i përgatitur, si një politikan model, si një qytetar shembullor, por edhe si një bashkëshort e baba i përkushtuar. Të dashuruar që në gjimnaz, ai dhe e shoqja Edlira Cepani përshkruhen nga njerëz pranë tyre si “cifti ideal”. E vetëkuptueshme dhimbja e skajshme e aktivistes së njohur, që nuk arriti të mposhte dënesën përpara arkëmortit të ish-deputetit të PD, të vendosur jashtë hyrjes së Kuvendit.

“Zoti të më merrte mua!”, e dhimbshme: E shoqja e Gerti

“Gerti ishte një nga ata njerëz që kjo botë nuk e meritonte. Ai bëri vec mirë.Kishte shpirtin më të pastër që unë kam parë ndonjëherë. …“Do doja shumë ta kishe vazhduar rrugëtimin o zemër, se më premtove që do e mbanim dorën bashkë, që nuk do ma lëshoje dorën. Por ne do ta vazhdojmë rrugëtimin bashkë, se unë do të të dua çdo ditë për tërë jetën. Zoti të më merrte mua, që t’i rrisje t’i fëmijët”, tha ajo e mbytur në lot.



bal