ShowBizzz

Lady Gaga reagon ndaj aludimeve se është burrë!

Lady Gaga nuk ndjen se duhet të merret me thashethemet se ajo është një burrë. “Arsyeja pse nuk iu përgjigja pyetjes ishte sepse nuk u ndjeva si viktimë me atë gënjeshtër,” i tha Gaga Bill Gates në serialin e tij të ri, e cila u shfaq në Netflix të mërkurën.

“Por kam menduar: “Po sikur një fëmijë të ‘akuzohet’ për këtë ashtu si një figurë publike…do të ndjente turp”. Ajo u shpreh se thashethemet nisën në vitin 2010, kur ajo publikoi një foto, e cila u modifikua dhe u bë virale.

Lady Gaga reagon ndaj aludimeve se është burrë!

 “E di që ka një thashethemë se ti je burrë. Ç’do të thuash për këtë?”, tha fituesja e çmimit Grammy. Gjatë ngritjes së saj në famë, aktorja e “A Star Is Born”,  u përpoq të ndryshonte narrativën kur iu bë pyetja.

“Kam qenë në situata ku rregullimi i një thashethemi nuk ishte në interesin më të mirë të njerëzve të tjerë”, shtoi artistja duke nënkuptuar se ajo ka reaguar vetëm për zërat që mund të cenonin këndvështrimet që fansat e saj kanë për veten.

Gaga më parë iu shmang pyetjes gjatë një interviste të vitit 2011 me Anderson Cooper. “Pse dreqin do të humbas kohën time dhe do të jap një deklaratë për shtyp nëse kam apo jo penis?” tha këngëtarja, atëherë 24 vjeçe. “Fansave të mi nuk u intereson dhe as mua”.

·          

 



bal