Lajme

FSK-ja do të zhvillojë trajnim në Bradash të Podujevës

Komuna e Podujevës ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) me datën 24 dhe 25 shtator do të zhvillojë trajnim në fshatin Bradash tek Pishat..

Sipas njoftimit të kësaj komune, lëvizja me automjete të FSK-së do të bëhet nëpër fshatrat Dobratin dhe Bajçinë.

Tutje në njoftim theksohet se gjjatë ushtrimeve do të ketë lëvizje të shtuar të personelit dhe automjeteve ushtarake.