LifeStyle

Si të vlerësojmë jetën me realitetin rrethues?

Do të jem i lumtur kur të martohem dhe të bëhem me fëmijë. Do të jem i lumtur kur të kem shtëpinë time. Do të jem i lumtur kur ta kem atë vend pune. Do të jem i lumtur kur…

Si të vlerësojmë jetën me realitetin rrethues?

1. Nuk mund të ndryshojmë atë që na ndodh, por mund të ndryshojmë reagimin tonë, dhe pranimi i realitetit nis nga gjërat e vogla.

2. Ndaluni. Kur e kuptoni se po silleni si antagoniste kundrejt realitetit, përpiquni të mos reagoni menjëherë dhe të përqendroheni në qëndrimin tuaj: ulni shpatullat, nxirrni kraharorin para, mbani shpinën tuaj drejt dhe merrni frymë thellë.

3. Tregohuni të vëmendshëm. Mundohuni të dalloni momentet e mospranimit. Jo domosdoshmërish duhet të jenë situata të mëdha apo të rëndësishme. Tregohuni të kujdesshëm ndaj atyre rasteve që dëshironi që gjërat të ishin ndryshe. Mbani shënim: bëhet fjalë për të praktikuar pranimin e realitetit.

4. Kujtohuni se pranimi i realitetit është një zgjedhje. Të gjitha herët, gjatë ditës suaj, kur do të gjendeni në një situatë të cilën e keni të vështirë ta pranoni, shikoni situatën me të cilën keni të bëni dhe përsërisni me vete fjalinë ‘Është ajo që është’. Do të ndieni se tensioni do të largohet gradualisht.

5. Kujdesuni për veten tuaj. Tregohuni të duruar me veten tuaj, dhe largoni stresin me fjali të tipit: “Nuk më pëlqen kjo situatë, por mund të jetoj me të, do të kalojë. Duhet të jem i duruar me veten, ndërkohë që jetoj këtë moment”.

6. Gjej kënaqësi.

7. Shmang zilinë

8. Zhvillo dashuri për të tjerët

9. Mëso të rimëkëmbesh

10. Ji mirënjohës