Lajme

Nënkryetari i AAK-së: 9 shkurti, votë ndëshkuese për Vetëvendosjen

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se qytetarët e Kosovës do ta ndëshkojnë Lëvizjen Vetëvendosje më 9 shkurt të vitit 2025.

Kjo pasi sipas tij 9 shkurti do të jetë votë ndëshkuese ndaj një qeverie siç e ka vlerësuar ai shumë të dëmshme.

E thamë me përgjegjësi të plotë, 9 shkurti do të jetë votë ndëshkuese ndaj qeverisjes më të dobët zhvillimore, qeverisjes që i ka bë më së shumti dëme menaxhimit të brendshëm dhe një qeverie që na ka pru në stadin me të ulët me ata që na kanë ndihmuar me u çlirua, me shpallë pavarësinë e Kosovës dhe njohjen”, ka thënë Tahiri.

Sa i përket AAK-së, ai ka thënë se kjo parti nuk ka qenë kurrë më e përgatitur dhe se do të jetë befasia e zgjedhjeve të 9 shkurti të vitit të ardhshëm.

“AAK kurrë në historinë e vet nuk ka qenë më  e fortë se në këto zgjedhje. Me koalicionin që e ka me qeverisjen lokale në pesë komunat që e ka dhe me pozicionimin  shumë të saktë të udhëheqësit tonë. Rezultati zgjedhor do të jetë befasi, AAK do të ketë rezultatin më të mirë”, tha Tahiri.