Lajme

Krasniqi tregon se a mund të këtë bashkëpunim në Qeverisje me VV-në

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se parimisht nuk kanë vija të kuqe me partitë e tjera pasi në këtë formë “ofendohen dhe përjashtohen votuesit e tyre”, ndërsa bashkëpunimin me Lëvizjen Vetëvendosje e sheh jofunksional.

Ai ka shtuar se janë të bindur që do ta krijojnë shumicën shqiptare dhe shumicën parlamentare që do ta udhëheqin vendin pas 9 shkurtit.

“PDK-ja hynë në garë për t’i fituar këto zgjedhje, për të marr besimin qytetar, për të dal e para dhe normalisht pas asaj nëse ka hapësirë për të diskutuar me partitë që janë të përafërta me bindjet tona politike programore, ideologjike dhe me programin që do ta bart Hamza, normalisht që kemi bërë në të kaluarën dhe do të bëjmë edhe në të ardhmen. Unë gjithmonë do ta konfirmoj që ne parimisht kurrë vija të kuqe nuk kemi pasur, nuk kemi dhe as nuk do të kemi”, tha ai.

Sipas tij nuk preferojnë bashkëpunim me VV-në, pasi nuk do të funksiononte.

“Por, parimisht sepse konsiderojmë edhe kemi konsideruar që kur i thua dikujt kam vija të kuqe ndaj teje, ti e ofendon edhe i përjashton votuesin e tij. Jo domosdoshmërisht individin që e përfaqëson atë dhe në fund të fundit ne të gjithë jemi votues të Kosovës, gjithë jemi shqiptarë, por preferencat tona janë të qarta, nuk kemi preferenca me pas çfarë do lloj bashkëpunimi me VV-në sepse hendeku mes nesh i të kaluarës por edhe i tashmes është shumë i madh dhe nuk do të funksiononte një marrëveshje e tillë. Andaj fokusi jonë është qytetari, do të mundohemi që të marrim besimin e tyre, është verdikti i tyre ai që në fund vendos se kush duhet të qeverisë. Por jam i bindur që ne do ta krijojmë shumicën shqiptare dhe shumicën parlamentare, me respekt për komunitetet minoritare që do ta udhëheqin vendin pas 9 shkurtit 2025”, tha ai./EO/