ShowBizzz

“Je super e shëndoshë”- Ndjekësja i vendosi në pah kilet e tepërta pas shtatzënisë, reagimi i Kiara Titos: S’më intereson si dukem, solla në jetë një princeshë dhe…

Moderatorja Kiara Tito do të rikthehet në ekran pas lindjes së vajzës së saj, Luna Mari, për të prezantuar emisionin e humorit “Portokalli”, krah Salsano Rrapit dhe Nevina Shtylla.

Ish-banorja e Big Brother Vip ka publikuar promo-n që tregon rikthimin e saj në televizion ku shfaqet e veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë bezhë.

Pasi zbuloi emisionin që do të moderojë, Kiara Tito zhvilloi një bisedë virtuale me ndjekësit në rrjetet sociale.

Dhe një nga fansat e ka kritikuar për veshjen e zgjedhur, duke u shprehur se fustani e nxirrte “super të shëndoshë”.

“Pse nuk zgjodhe diçka tjetër në promo dukeshe super e shëndoshë? Diçka të zezë p.sh.”, i shkroi ndjekësja.

Mirëpo Kiara nuk e ka pritur aspak keq pyetjen dhe i është përgjigjur pa filtra ndjekëses duke i thënë se i pëlqejnë kilet e shtatëzanisë.

“Sigurisht që mund të vishja diçka për të kamufluar kilet e lindjes, në dorë e kisha por të fundit të fundit pse? A nuk duhet ta pranojmë veten si jemi? Kjo është shumë normale dhe as nuk më sikletos fare. Doja ta jepja këtë mesazh për gjithë nënat e reja që mërziten me trupin e tyre dhe nuk i japin kohën e duhur për t’u kthyer si ishte më parë.

Kam 4 muaj që kam sjell në jetë një princeshë dhe me gjithë respektin nuk më intereson fare se sa kile kam marrë apo nëse dukem e ‘shëndosh,’ që është term shumë i gabuar për një nënë të re. Nuk e di nëse je bërë nënë, por trupi do pak kohë të rikthehet në formën siç ishte para lindjes, deri atëherë të kemi shëndetin se çdo gjë tjetër rregullohet. Ps: Mua më pëlqejnë këto kile 🥰” u përgjigj Kiara.