ShowBizzz

Kiara Tito flet për depresionin pas lindjes së Lunës

Kiara Tito, ka folur për depresionin pas lindjes së Lunës në një pyetesor në Instagram.

Një ndjekës e pyeti se si e kishte kaluar këtë periudhë të vështirë, duke shprehur shqetësimin se ndodhet në të njëjtën situatë.

Kiara theksoi se depresioni pas lindjes është një gjendje që kalon, pavarësisht se në atë moment mund të duket e pamundur. Ajo inkurajoi nënat që të besojnë se ditë më të bukura do të vijnë, sapo të fillojnë të adaptohen me rutinën e re.

Ajo ndau disa këshilla praktike për të ndihmuar në përballimin e situatës: kërkimi i ndihmës për kujdesin e fëmijës, daljet në ajër të pastër, dhe rëndësia e kujdesit për veten.

Kiara theksoi se çdo nënë ka nevojë për pak kujdes për veten, sepse mirëqenia e saj ka ndikim të drejtpërdrejt në mirëqenien e fëmijës.

Kjo përvojë e Kiarës është një kujtesë se ndihma dhe mbështetja janë thelbësore gjatë kësaj periudhe të vështirë për shumë nëna.



lokimagazine