Një debat i nisur ditëve të fundit ka për protagonist një emër që rikthehet pas disa kohësh mungesë në media — Kostana Morava.
Në një intervistë në emisionin “Se luan Topi” me Erjona Rusin, Morava u nda e pakënaqur nga titujt që ishin publikuar në mediat online të Top Channel që lidheshin kryesisht me rrëfimin e saj për ngacmimet seksuale në punë.
Debati mes Moravës dhe Rusit vijoi edhe virtualisht ku secila mbronte tezën e saj. Dy ditë më parë Kostana Morava ishte e ftuar në një tjetër program të Top Channel për të sqaruar pakënaqësitë e saj.
Ajo u përfshi në një debat me moderatoret e programit “Wake Up”, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj lidhur me pyetjet që duhet t’i drejtoheshin ose jo asaj.
Në diskutim u përfshi edhe Blendi i cili zgjodhi ta përmbyllte intervistën me një fjalë drejtuar Kostana Moravës:
“Koha ka mbaruar, unë këtë [problemin e titujve] e kam shtruar jo kur më vjen tek prapanica ime, siç bëre ti tani. Mënyra sesi ti reagove ishte po ashtu e turpshme. Mënyra sesi ti fole për një grua tjetër tregon sumë për ty. Ti dështove në kritikën tënde. Ka mbaruar intervista”.
Dhe po, e vërteta qëndron ashtu siç Blendi u shreh. Muaj më parë, ai u tregua kritik me një titull në median online në Top Channel, lidhur me përmbajtjen që ishte evidentuar në lajmin kryesor.
lokimagazine