Lajme

​Policia vr*t një ari polar në Islandë

Policia qëlloi dhe vrau një ari të rrallë polar të parë në një fshat të largët në Islandë pasi u konsiderua si një kërcënim, thanë autoritetet.

Ariu u vra në pjesën veriperëndimore të vendit pasi policia u konsultua me agjencinë kombëtare të mjedisit, e cila refuzoi të zhvendoste kafshën”, tha shefi i policisë së Westfjords, Helgij Jensson, shkruan Guardian.

“Nuk është diçka që na pëlqen ta bëjmë. Në këtë rast, ariu ishte shumë afër vilës së verës,” shpjegoi ai.

Pronarja e vilës, një grua e moshuar, u tmerrua dhe u mbyll lart teksa ariu gërmonte nëpër mbeturinat e saj, tha Jensson. Gruaja kontaktoi vajzën e saj në kryeqytetin Rejkjavik duke kërkuar ndihmë.

Ajo qëndroi atje,” tha Jensson, duke shtuar se pronarët e tjerë të vilave verore në zonë kishin shkuar në shtëpi.

Arinjtë polarë herë pas here dalin në breg pasi udhëtojnë në ajsbergë nga Grenlanda, sipas Anna Sveinsdottir, drejtoreshë e koleksioneve shkencore pranë Institutit Islandez të Historisë Natyrore. Shumë ajsbergë janë parë në bregun verior javët e fundit.

Megjithëse sulmet e arinjve polarë ndaj njerëzve janë jashtëzakonisht të rralla, një studim i vitit 2017 në Buletinin e Shoqërisë së Kafshëve të Egra thotë se humbja e akullit të detit për shkak të ngrohjes globale ka çuar në ardhjen e më shumë arinjve të uritur në tokë.