Lajme

Vendimi i PDK-së për koalicion me VV-në, reagon Berisha

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, e ka përshëndetur vendimin e PDK-së për të mos marrë pjesë në një koalicion paszgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.

Anton Berisha në faqen e tij në Facebook tha se kritikat ndaj liderëve të Kosovës, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, janë kritika me vend.

Ai tha se ato u bëhen “shkatërruesve të të arriturave të Kosovës”.

“Kritikat ndaj Albin Kurtit e Vjosa Osmanit nuk janë kritika të garës politike, por kritika ndaj shkatërruesve të te arriturave të Kosovës, qoftë në planin e brendshëm, qofte në partneritetin ndërkombëtar në tri dekadat e fundit”, shkroi ai në Facebook.