Reperi italian Fedez ka publikuar këngën e tij më të fundit “Haluçinacione Kolektive”, një dedikim për ish-bashkëshorten e tij, Chiara Ferragni.
Në kopertinën e këngës shfaqet trupi i tij që krijon një kafkë, ndërsa teksti i këngës duket të jetë një reflektim mbi marrëdhënien e tyre, duke përmendur momentet e vështira, përfshirë debatin gjatë festivalit Sanremo, që nxori në pah krisjet mes çiftit.
Në një version fillestar të këngës, Fedez kishte përfshirë vargje që i drejtoheshin fëmijëve të tyre, ku përmendej një koment për Chiara-n që kërkonte para për t’i lënë ata të flinin në shtëpinë e tij.
Megjithatë, kjo frazë nuk u përfshi në versionin përfundimtar të këngës, dhe u zëvendësua me vargje që përshkruajnë vështirësitë emocionale të tij: “Ndjej një trup që rrjedh gjak, ndoshta është një hap larg ferrit”.
Chiara Ferragni reagoi ashpër ndaj këngës, duke e quajtur atë një përpjekje jo të sinqertë për të shfrytëzuar situatën: “Një këngë romantike false, pa sinqeritet. Një përpjekje e qartë për të shfrytëzuar momentin… Po mundohem të eci përpara pavarësisht gjithçkaje dhe vetëm kërkoj të jem jashtë këtyre lojërave”.
lokimagazine