Lajme

Tërmeti i fortë ”shkund” vendin fqinj, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet është regjistruar pak minuta më parë në Gortini të Greqisë.

Tërmeti ka rënë në orën 21:27 (me kohën lokale) dhe sipas Institutit të Gjeodinamikës ka ndodhur në verilindje të Lalasit, Ilia.

Tërmeti, sipas vlerësimeve fillestare, ka qenë me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter, ndërsa thellësia ka qenë 5 km.

Paraprakisht nuk ka raportime për dëme, por është ndjerë shumë te banorët duke shkaktuar edhe panik.

Kujtojmë që një tërmet 4.5 ballë goditi mëngjesin e sotëm ishullin e Rodosit, ndërsa aktivitet sizmik ka patur edhe në Bosnje.