Kërkimi 70-vjeçar i një familjeje nga Kalifornia për të afërmin e tyre të rrëmbyer përfundoi pas një testi ADN-je.
Luis Armando Albino, një zjarrfikës në pension dhe veteran i Luftës së Vietnamit që jetonte në Bregun Lindor, u rrëmbye nga një park në Oakland, Kaliforni në vitin 1951 kur ai ishte 6 vjeç.
Ai kishte qenë duke luajtur me vëllain e tij më të madh, kur një grua iu afrua, duke i folur në spanjisht dhe duke i premtuar se do t’i blinte karamele nëse do të shkonte me të.
Për shumë nga anëtarët e familjes së tij, përfshirë nënën e tij që vdiq në 2005, kjo ishte hera e fundit që e panë atë. Por familja vazhdoi të mbajë shpresë për shtatë dekada dhe gjithmonë e mbajti të gjallë kujtimin e tij.
Mbesa e Luis, 63-vjeçarja Alida Alequin, u njoh me familjarin e saj të humbur prej kohësh pasi bëri një test të ADN-së në internet në vitin 2020 “vetëm për argëtim”, tha ajo.
Testi tregoi një përputhje 22% me një të panjohur plotësisht që do të rezultonte të ishte Albino.
Por u deshën edhe 4 vite të tjera hetime nga FBI, që më në fund palët të takoheshin dhe identiteti i Albino-s të konfirmohej.
/tiranapost