Lajme

“Vatikani” në Tiranë/ Dashamir Shehi: Një shaka pa kripë, do t’i bënte edhe Bektashinjtë qesharakë

Dashamir Shehi, ka komentuar edhe në lidhje me propozimin e fundit të kryeministrit Edi Rama, për krijimin e një shteti për Urdhrin Bektashi.

Shehi e ka cilësuar këtë propozim si një ide të pazakontë dhe e përshkroi si një shaka pa kripë, që nuk i shërben interesit publik apo debatit serioz.

“Nuk besoj se meqenëse po krijohet shteti Bektashi, atëherë Bektashinjtë do të bëhen me Ramën… Besoj që në këtë mes, kjo është një shaka pa kripë. Dëmi i kësaj pune është që këtë gjë e bën kryeministri i Shqipërisë dhe e bën në qendrën më të madhe ndërkombëtare. E bën në OKB”, tha Shehi ndër të tjera per TemA.

Gjithashtu, Shehi shprehu shqetësimin e tij për faktin se propozimi është bërë në një forum të rëndësishëm ndërkombëtar si OKB-ja, duke ngritur pikëpyetje për seriozitetin e qasjes së kryeministrit në përfaqësimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Ai shtoi se këto lëvizje nuk kontribuojnë në zgjidhjen e çështjeve të vërteta që prekin vendin.