Lajme

Mustafa: Deklarata e Sarrazin alarm shqetësues për secilin që ia do të mirën Kosovës

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, e vlerëson si alarm shqetësues për Kosovën, deklaratën e të dërguarit gjerman në Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin i cili tha se Kosova rrezikon izolim më të thellë për shkak të ndalimit të importeve serbe.

Mustafa, ka thënë se kjo deklaratë e Sarrazin, tregon shumë për politikën izoluese të qeverisë aktuale të Kosovës, e cila sipas tij po e shtyen vendin në një shkallë edhe më të thellë të izolimit.

“Unë mendoj se deklarata e Sarrazin sot duhet të paraqesë një alarm shumë shqetësues për këdo që ia do të mirën Kosovës. Do të thotë vendi ynë i cili tashmë veçse është i izoluar duke qenë se ka mbi 4 vite që nuk kemi pranuar asnjë njohje, nuk kemi siguruar asnjë anëtarësim në asnjë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare, tanimë po kërcënohet edhe me një izolim akoma më të thellë edhe nga një shtet partner i yni siç është Gjermania. Mendoj se kjo paraqet një situatë shqetësuese dhe flet për politikën izoluese të kësaj qeverie e cila nuk duket se ka në mend të bëjë ndonjë veprim i cili do të hapte perspektivën zhvillimore për këtë vend, mirëpo vetëm po na shtyen nga një shkallë e izolimit në një shkallë edhe më të thellë të izolimit”, ka thënë Mustafa në emisioniN “Ditari” në tëvë1.

Ndryshe, i dërguari gjerman në Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin në një intervistë për Balkan Insight, ka thënë se Kosova rrezikon izolim më të thellë për shkak të ndalimit të importeve serbe./teve1.info/

Sarrazin: Kosova rrezikon izolim më të thellë për shkak të ndalimit të importeve serbe