Qindra shqiptarë u mblodhën sot për të protestuar për të drejtat e tyre në Komunën e Preshevës . Ata më anë të kësaj formë po kërkojnë nga Qeveria e Serbisë të ndal diskriminimin për qytetarët tri komunave shqiptarë në Serbi. Qytetarët thonë së asnjëherë s’ka qenë më keq pozita tyre.
Për herë të dytë, po bëhen bashkë për të kërkuar të drejtat e tyre.
Shqiptarët në Luginë të Preshevës më mbishkrimin “PËR IDËNTITËT Ë DINJITËT” po kërkojnë të ndalët diskriminimi ndaj tyre.
Ata rrugën e filluan nga stacioni i Preshevës, për tu ndalur tek Policia më një mesazh.
Më anë të kësaj po kërkojnë që të ndalët pasivizimi i adresave.
Një 81 vjëçar, thotë së asnjëherë s’ka qenë më keq situata.
Marshin e vazhduan në drejtim të Shtëpisë së Shëndetit.
Mirëpo për këta protestues, kjo shtëpi është e diskriminimit.
Për Rinim Ajetin po shkelën të drejtat elementare aty.
Mirëpo, marshi protestues vazhdoi edhe tek Trupi Koordinues i Gjykatës.
Në këtë institucion, dikujt i lëngoi vendosja e pankartave.
Kjo është protesta e dytë që shqiptarët e tri komunave, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë protestojnë për të drejtat e tyre.
Protesta e parë ka qenë në gusht në komunën e Bujanocit.