Prokuroria e Posaçme ka mbyllur zyrtarisht hetimet për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin lidhur me aferën ‘Partizani’. I ftuar në një program televiziv avokati Idajet Beqiri dha më shumë detaje se çfarë pritet të ndodh tashmë me gjykimin e ish-kryeministrit.
‘Pasi janë marrë të pandehur dhe u është komunikuar akuza brenda 10 ditëve kishin të drejtë të bënin një memorie drejt SPAK dhe ti thoshin me çfarë nuk janë dakord nga hetimet, çfarë prove mund ta ndryshonin akuzën. Fakte të reja, ose me çfarë konkretisht, çfarë veprimi hetimor duan të bëjnë.
I pandehuri ka të drejtë të parashtrojë ato gjëra që i konsideron që e mbrojnë dhe nuk ja provojnë akuzën, kërkon edhe prova të reja, dokumente të reja. Kjo është thelbi, e drejtë ligjore ta bëjnë një gjë të tillë. E kanë bërë apo jo nuk jam në gjendje ta them.
Por them, duke patur parasysh përmbajtjen e dosjes, akuzës, çfarë prova dhe fakte janë ndërlidhur aty, te korrupsioni pasi i ish funksionarit të lartë të shtetit dhe si u shkuar te pastrimi i produkteve të parasë, them që çështja, SPAK do i kthejë përgjigje negative me arsyetimin që i kemi parë mirë gjatë hetimit.
Nëse ke të tjera paraqiti në seancën e gjyqtarit paraprak. Çështja tashmë, do thirrem dhe ditën e mërkurë do u jepet kërkesa për gjykim. Çështja do u kalojë në gjyq. Kanë të drejtë tu marrin aktet e dosjes. Dhe do presin pastaj datën e gjykimit të seancës paraprake’, tha ai.
Më tej, duke komentuar deklaratat e Argita Malltezit se ky është një sulm politik ndaj Berishës, avokati thotë se familja Berisha ishte mësuar me pandëshkueshmërinë.
‘Ata u mësuan me pandëshkueshmërinë. Erdhën në pushtet, në vitet ‘90 si misionar, që duhet të bënte çfarë iu tha nga agjentura serbe për ta bërë Shqipërinë më të varfër dhe më të shkatërruar, pa ushtri, financa. Pasi e realizoi, u fuqizua shumë, u majm me familjen e vet dhe bashkëpunëtorët e tij dhe ata që i prodhonin vota. Dhe tashmë, qoftë Argitës, u duken dekorata këto që kanë marrë. Iu duket sikur i legjitimojnë këto. Nuk i bën përshtypje që kanë 18 shtëpi, vila dhe shqiptarët vuajnë për bukën e gojës. Bukën e gojës ia mori dhe i bërë vila të paluajtshme. Dhe këto do dëgjosh prej kësaj.’
Më tej avokati renditi disa nga shkeljet e familjes Berisha.
‘Problemi si u vunë këto pasuri. Del që këto pasuri janë vënë në saj të korrupsionit të lartë shtetëror të babait të tyre. Në sajë të autoritetit që ai e përdori për të vënë bizneseve të ndryshme gjoba dhe të krijoj privilegje deri në VKM, familjarëve të tij, bashkëpunëtorëve më të afërm. Ku i gjeti Argita Berisha këto shuma parash. Pasurinë e shtetit shqiptar e përdore për të nxjerrë fitime marramendëse. E more se kishte vjehrrin kryeministër. Po të mos ishte vjehrri kryeministër do e kishe marrë. Cila pasuri që ka qenë publike, stadiume, spitale i paska marrë ndonjë pronar tjetër. Edhe sikur të ishin realë, në rastin konkret nuk janë. I ka marrë tjetër kush, jo. I ke marrë vetëm ti.’