Lajme

Abdixhiku: Afrim Bunjaku u sakrifikua për Kosovën, Serbia të mbahet përgjegjëse

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar rreshterin Afrim Bunjaku, duke thënë se ai e sakrifikoi jetën e tij për shtetin e Kosovës.

Ai ka deklaruar se vrasja e heroit Bunjaku ishte goditje e rëndë, e sipas tij, dënimi i terroristëve dhe mbajtja përgjegjës e Serbisë si organizatore e agresionit “janë detyrime tona si shtet e si shoqëri”.

“Ai u vra nga pjesëtarë të një grupi terrorist të sponsorizuar dhe komanduar nga Serbia, gjersa po ushtronte profesionin dhe punën fisnike prej polici në mbrojtjen e rendit dhe mirëqenies për të gjithë qytetarët e Republikës së KosovësAfrim Bunjaku është Heroi i cili sakrifikoi jetën e tij për shtetin e Kosovës. Shembulli i tij është model dhe motiv për brezat se si mbrohet e si duhet shërbyer atdheut edhe në kohë paqeje. Vrasja e heroit Bunjaku ishte goditje e rëndë jo vetëm për familjen dhe kolegët policë, por edhe për shtetin e Kosovës. Prandaj dënimi i terroristëve si dhe mbajtja përgjegjës e Serbisë si organizator i agresionit ndaj Republikës janë detyrime tona si shtet e si shoqëri”, thuhet në mesazhin e LDK-së në Facebook.

Sipas Abdixhikut, rreshteri Bunjaku do të mbetet përherë në kujtesën shtetërore “si personalitet që dha frymën e fundit për territorin e Republikës së Kosovës”.