Lajme

Policia sekuestron armë zjarri në Podujevë, dërgohet në mbajtje një i mitur

Policia e Kosovës ka sekuestruar tri armë zjarri dhe municion në fshatin Llapashticë e Poshtme të Podujevës.

Për këtë rast një person i moshës së mitur është ndaluar për 24 – orë, i cili kishte postuar fotografi me armë zjarri në rrjete sociale.

“Operacioni policor është ndërmarrë në koordinim me prokurorin e shtetit dhe gjyqtarin e procedurës paraprake, pasi nga ana e hetuesve është identifikuar lokacionii dhe personi i dyshuar, i cili kishte postuar në rrjete sociale fotografi me armë zjarri. Aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme policore ndërkohë që ndaj personit të dyshuar. E.M mashkull, i mitur është iniciuar rast për armëmbajtje pa leje dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 24 orë”, thuhet në komunikatën e PK-së