Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka përkujtuar heroin Afrim Bunjaku, në njëvetorin e vrasjes së tij në Banjskë.
Sveçla përmes një postimi në Facebook, ka thënë se rënia e tij mbrojti sovranitetin e territorit të Kosovës, andaj është heroike dhe e paharrueshme, raporton teve1.info
Tutje, Sveçla theksoi se përgjegjësia për vrasjen e Afrim Bunjakut dhe organizmit të sulmit në Banjskë bështë drejtpërdrejtë e Serbisë, teksa tha se Serbia duhet të dorëzojë terroristët sa më parë.
“Me nderime të larta përulemi sot para figurës dhe sakrificës së Rreshter Afrim Bunjakut, dëshmorit më të fundit të Republikës sonë që ra heroikisht një vit më parë në ballafaqim me grupin terrorist të Serbisë që synoi aneksimin e veriut të vendit tonë. Rënia e tij mbrojti sovranitetin e territorin e vendit tonë andaj është edhe heroike, edhe e paharrueshme. Përgjegjësia për vrasjen e Heroit Afrim Bunjaku dhe organizimit të atij sulmi terrorist është drejtpërdrejtë e Serbisë. Drejtësia është e pashmangshme dhe Serbia duhet të dorëzojë terroristët sa më parë. “ – ka shkruar Sveçla.
“Rruga e fshatit Banjskë ku u vra Rreshter Afrimi nga sot mbanë emrin e tij. Ajo është rruga që kolegët e tij e kalojnë çdo ditë në shërbim. Mesazhi që dha Rreshter Afrimi është i qartë, terrorizmin e luftojmë me çdo kusht. Rruga që trasoi Afrimi është e përditshmja jonë bashkë me kolegët e tij, sundimi i rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës sonë. “ – përfundoi ai.