2
Një incident ka ndodhur sot në Klinë, ku pranë shkollës së mesme teknike “Fehmi Agani” ka pasur gjuajtje me armë zjarri.
I dyshuari ka përdorur armën në drejtim të një personi tjetër dhe ka ikur nga vend ngjarja, mirëpo i njëjti është arrestuar më pas nga Policia e Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sot rreth orës 9:40, Policia është njoftuar se në afërsi të shkollës Fehmi Agani, një person ka shtënë në drejtim të një tjetri dhe menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes. Më pas Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin dhe tashmë kanë filluar procedurat e intervistimit”, potencoi ai për Sinjalin.
Ndërkaq, njësitet policore janë në vendin e ngjarjes duke kryer të gjitha procedurat e nevojshme lidhur me zbardhjen e këtij rasti.