9
Një ëmbëlsirë e mrekullueshme, e shijshme dhe e lehtë.
Mund të përgatitet dhe konsumohet në çdo kohë e të mahnit me shijen fantastike që ka.
Ky kek përgatitet me përbërës të thjeshtë dhe nuk kërkon shumë mundim por ama të përfshin tërësisht me ëmbëlsinë e tij unike.
Mund të jetë një alternativë e shkëlqyer për ta konsumuar në mëngjes me një gotë të ngrohtë qumësht, kafe, çaj apo lëng frutash por edhe si një ëmbëlsirë e lehtë midis vakteve kryesore, drekës apo darkës.
Përgatitja e Kekut me Karrota
Përbërësit
300 gr karrota
4 kokrra vezë
150 gr sheqer
Lëngu e një portokalleje
200 gr miell
1 lugë çaji sodë buke
150 ml vaj
Për kremin glase (nëse dëshironi kekun mund ta puergatisni edhe pak kremin sipër)
250 gr sheqer pluhur
4-5 lugë gjelle lëng limoni
Përgatitja
Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon që të ngrohni furrën në temperature 180 gradë.
Më pas, pastroni karrotat, largojuni lëkurën dhe grijini imët përmes një rende kuzhine.
Rrihni vezët në një tas dhe shtoni më pas sheqerin.
Rrihini bashkë derisa sheqeri të shkrijë. Shtoni më pas vajin dhe vijoni t’i përzieni duke shtuar njëkohësisht karrotat e grira.
Shtoni më pas dhe lëngun e portokalles dhe përziejini mirë që të gjithë përbërësit.
Përziejeni të gjitha bashkë.
Më pas miellin gradualisht e shtojmë pak e nga pak në enën ku kemi masën me karrota dhe vezë.
Përzjeini mirë dhe të gjithë masën vendoseni në tepsi. Futeni të piqet në furrën e parangrohur për 45-50 minuta derisa keku të marrë një ngjyrë të artë të praruar.
Pasi të jetë pjekur lëreni të ftohet.
Në fund përgatisni nëse dëshironi kremin glase.
Përzjeni sheqerin pluhur me lëng limoni derisa masa të krijohet në masë në formë kremi.
Lyeni gjithë sipërfaqen e kekut me kremin glase dhe lëreni të ngrijë për pak minuta dhe më pas shijojeni./Agroweb.org
ks