2
Einxhel Shkira, gazetarja e njohur shqiptare, ka kohë që qëndron larg ekranit televiziv.
Ajo pati një aventurë të paharruar në “Big Brother VIP Albania” dhe u prit që nga aty të vije me ndonjë projekt televiziv, shkruan Indeksonline.
Megjithatë, një gjë e tillë nuk ndodhi.
Ndonëse nisi familje me Dj Dagz dhe u bënë prindër, amësia duket se nuk është arsyeja që po mban Einxhelin larg televizionit.
Në fakt, arsyeja mund të qëndrojë konkurrenca.
Një ndjekës i ka shkruar Einxhelit në mesazhet e Instagramit, duke i kërkuar të prezantojë Festivalin e Këngës në RTSH.
“Të lutëm prezanto këtë vit Festivalin e RTSH-së”, ka qenë mesazhi që mori Einxhel.
Një kërkesë të tillë Einxhel s’e kishte marrë ndonjëherë, por arsyen përse nuk mund të ndodhë një gjë e tillë e tregon vet ajo.
“Mirë e ke ti, bukur do ishte, por s’të le radhë njeri. Se ne jemi bërë 5 moderatorë për metër katror” shkroi Einxhel.
Vallë cilit medium i hodhi kunj ajo?
ks