Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka njoftuar se të martën ka kërkuar paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj një të pandehuri për veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope analoge.
Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se të pandehurit me inicialet B.P., pas ndalimit nga policia e Kosovës, gjatë kontrollit i janë gjetur dy qese të zeza me narkotikë, njëra në sasi rreth 995 gr, ndërsa tjetra qese në sasi prej 571gr.
“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet B.P., me parë e gjer me dt.23.09.2024, rreth orës 21:10 në rr. Gasper Karaqi në Gjakovë, pa autorizim dhe me qellim shitje ka poseduar substanca apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotik në atë mënyrë që Njësia e Trafikut përderisa ndodheshin në pikë kontroll, kanë sinjalizuar për t’u ndalur të pandehurin i cili po e drejtonte veturën VË Golf, ku i njëjti i është shmangur Njësitit të Trafikut, duke tentuar të ik përmes rrugës në drejtim të Gjakovës, policia kanë vazhduar në drejtim të tij dhe kanë arritur t’a ndalojnë, pasi që i njëjti është njoftuar për arsyen e ndaljes, është vërejtur një shqetësim tek i njëjti, për një moment ka marr dy qese të zeza dhe ka filluar të vrapoj në një distancë prej 300 metra i pandehuri ka hedhur qesen e madhe në sasi rreth 995 gr, narkotik, ndërsa qesen tjetër më të vogël në sasi prej 571 gr, ka vazhdu që ta mbaj në dorë, pasi është arrestuar është hapur qesja dhe është vërejtur se ka lënde të dyshuar për narkotik, në peshë të përgjithshme rreth 1 kg e 566 gram narkotik, të gjitha të sekuestruar dhe me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 par.1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./teve1.info/