Lajme

Ish-ushtaraku flet për njëvjetorin e agresionit në Banjskë/ Tregon ‘zgjidhjen’ që mund të sjellë dënimin e Serbisë!

Sot është një vjetori i rënies heroike të heroit, Afrim Bunjaku, në Banjskë të Zveçanit, në mbrojtje të integritetit territorial të shtetit.

Ky përvjetor u dhënua me vizita dhe homazhe të liderëve vendorë dhe atyre ndërkombëtarë tek varri i heroit Afrim Bunjaku dhe aktivitete të shumta në nderim të tij.

Mirëpo, ani pse ka kaluar një vit përveç aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, nga ndërkombëtarët nuk kemi ndonjë veprim.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur ish ushtaraku Hafir Hoxha.

Ai thotë se rënia e policit Bunjaku do të duhej të shqetësonte ndërkombëtarët dhe është dashur të i kërkojnë përgjegjësi nga Serbia.

Image
Hafir Hoxha

Rënia e policit Afrim Bunjakut zyrtarë të Republikës së Kosovës nga grupi terrorist serbë është një akt që është dashur ta shqetësojë BE , KFOR-in , OSBE-në në Kosovë dhe është dashtë ata të kërkojnë përgjegjësi nga Serbia, më saktësisht nga kryetari Vuçiq i cili dhe qëndron prapa këtij akti terrorist”, u shpreh ai.

Ish ushtaraku më tej thekson që nëse institucionet e Kosovës kërkojnë përgjegjësi direkte nga Serbia problemi nuk do të zgjidhet.

Duke nënvizuar ai shton që në bisedime mes Serbisë dhe Kosovës është dashtë që Kosova të bëjnë trysni tek ndërmjetësuesit në bisedime që grupi kriminel serbë të arrestohen dhe të dënohen

“Institucionet e Kosovës është dashtë t’i kërkojnë përgjegjësi nga të lartpërmendurit që ata të sjellin rezultatin e angazhimeve të tyre për këtë raste. Nëse institucionet e Kosovës kërkojnë përgjegjësi direkte nga Serbia problemi nuk do të zgjidhet pasi Serbia Kosovën nuk e njeh si shtet , policinë e Kosovës dhe organet tjera të sigurisë i trajton si struktura ilegale në Serbi dhe as që angazhohet për të dhënë llogari për këtë akt.

Në bisedime mes Serbisë dhe Kosovës është dashtë që Kosova të bëjnë trysni tek ndërmjetësuesit në bisedime që grupi kriminel serbë të arrestohen dhe të dënohen”, përfundoi Hoxha për “Bota sot”.