Një nënë nga Elbasani është në merak për të bijën pasi prej një muaji është larguar nga shtëpia dhe ka krijuar varësi ndaj lëndëve narkotike.
Konfliktet nënë e bijë filluan kur e mitura ishte vetëm 14-vjeç dhe ishte në një lidhje me një djalë të komunitetit rom. Nëna e saj nuk ishte dakord për këtë marrdhënie dhe i kërkoji të bijës t’i jepte fund. Adoleshentja filloi të ftohej me prindërit dhe largimet nga shtëpia filluan të bëheshin të shpeshta.
Herën e fundit kur u largua nga shtëpia, prindërit të shqetësuar iu drejtuan rajonit të policisë së Elbasanit për ta denoncuar vajzën e tyre të zhdukur. Ne oret e vona te nates uniformat blu bënë të mundur lokalizimin e adoleshentes nën prezencen e dy djemve të rritur në qëndrën e qytetit. Vetëm një natë kaloi në shtëpi dhe të nesërmen vajza u arratis sërish në drejtim të paditur…
E ndodhur në këtë udhëkryq në merak për jeten e vajzës se saj adoleshente nëna kërkoi ndihmën per te gjetur … dhe dergimin e saj sa me te shpejt ne nje qender rehabilitimi.