ShowBizzz

“Pas divorcit famëkeq, prezanton të dashurën e re”, “Daily Mail’’ shkruan për Princ Lekën

Princi Leka II Zogu prezantoi zyrtarisht të dashurën e re në familjen mbretërore shtatë muaj pas divorcit famëkeq, shkruan “Daily Mail”, në një artikull për Princin.

42-vjeçari prezantoi partneren e tij të re, fotografen e dasmave, në një darkë gala që synonte forcimin e lidhjeve mes sipërmarrësve shqiptarë dhe amerikanë të hënën, shkruan prestigjiozja britanike, duke shtuar se vetëm 9 muaj më parë, Princi njoftoi ndarjen nga Elia Zaharia, me të cilën u martua në vitin 2016.

Ata janë prindër të princeshës Geraldinë, 4 vjeçe.

Ndarja e tyre çoi në një seri ngjarjesh të zymta, kur dyshja denoncuan njëri-tjetrin për dhunë dhe gjykata urdhëroi që të dy të qëndrojnë pesë metra larg njëri-tjetrit dhe se Princi mund ta takonte vajzën vetëm në prani të një dadoje.

Por, këtë javë Princi la pas ngjarjet e kaluara dhe mirëpriti Blertën në gjirin mbretëror, teksa shpërndau një foto me të, kapur për dore.