Lajme

Qalaj – Dugollit: Keni folë me Listën Serbe për veteranët

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se kanë folur me Listen Serbe për veteranët e luftës.

Këtë deklaratë, ai e bëri në emisionin “Këndi i Debatit”, në tëvë1, gjatë një diskutimi me anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, lidhur me sulmin terrorist të Banjskës më 24 shtator të vitit të kaluar.

Dugolli, i pyetur nga analisti Xhevdet Pozhari, se pse nuk është përfunduar në të kaluarën puna në veri kur ka qenë e njëjta polici, ka deklaruar se nuk ka ndodhur për shkak se nuk ka pasur vullnet politik të përfundohet, pasi sipas tij qeveritë e kaluara kanë qenë të varura nga Lista Serbe.

“Pse është kryer sot kjo punë e nuk është kryer në të kaluarën kur po themi se ka qenë e njëjta Polici?”, ka pyetur Pozhari.

“Sepse nuk ka pasur vullnet politik të kryhet. Me vetë faktin, që në të kaluarën është pritur 4 orë Lista Serbe në parlamentin e Kosovës për tu bërë votat, do të thotë qeveritë kanë qenë të varura nga lista serbe”, ka thënë Dugolli.

“Po ju për veteranë keni folur me Listen Serbe”, ka deklaruar Qalaj./teve1.info/