Lajme

Tre persona të lënduar nga një aksident në rrugën Komoran – Drenas

efundit

Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Komoran – Drenas, saktësisht në Zabel të Ulët.

Zëdhënësja e policisë së rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti për teve1.info tha se me rastin po merret trafiku rrugor.

“Sot rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran – Drenas ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar tre persona.Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti.