ShowBizzz

“Fundi i një kapitulli me Elian”: Media britanike shkruan për Princ Leken dhe partneren e re!

Princ Leka zyrtarizoi lidhjen me partneren e tij, Blerta Celibashi në një festë miqësie në SHBA, disa muaj pas zbulimit të lidhjes së tyre, ndërkohë që 42-vjeçari ishte ende i martuar me aktoren Elia Zaharia dhe ndarja e çiftit nuk ishte bërë publike. “Daily Mail” i ka dedikuar një artikull Princ Lekës dhe të dashurës së tij fotografe, si edhe ndarjes së tij të bujshme nga aktorja. “Princi i kurorës Leka II ka debutuar të dashurën e tij të re në Instagram shtatë muaj pas ndarjes nga gruaja e tij, Elia Zaharia”, shkruan gazeta britanike.

"Fundi i një kapitulli me Elian”: Media britanike shkruan

42-vjeçari prezantoi partneren e tij të re, fotografen e dasmave Blerta Celibashi, në një darkë gala që synonte forcimin e lidhjeve mes sipërmarrësve shqiptarë dhe amerikanë. Daily Mail kujton se  zyrtarizimi i marrëdhënies së tyre vjen pasi Leka dhe Princesha Elia Zaharia, të cilët u martuan në vitin 2016 dhe janë prindër të princeshës 4-vjeçare Geraldine, njoftuan ndarjen e tyre në janar me argumentin se “marrëdhënia kishte humbur funksionin e saj.

"Fundi i një kapitulli me Elian”: Media britanike shkruan

 “Ndarja e tyre çoi në një seri ngjarjesh të pakëndshme, ku dyshja u urdhëruan të qëndronin pesë metra larg njëri-tjetrit pas një incidenti të dyshuar të dhunës në familje dhe Princi Leka se mund ta shihte vajzën e tij vetëm në prani të një dadoje. Por këtë javë, Princi shqiptar la mënjanë ngjarjet e kaluara dhe mirëpriti partneren e tij të re, Blertën në gjirin mbretëror, dhe ndau në Instagram një portret të tyre të kapur për dore në event”, shkruhet në artikull.“Kjo shënon fundin e një kapitulli për Lekën dhe Elian, dhe pavarësisht se ishte pretendues për një fron që nuk ekziston pas shpërbërjes së monarkisë shqiptare në 1943, princi dhe ish-bashkëshortja e tij magjepsëse kishin fituar zemrat e publikut që nga momenti kur ata u martuan 8 vjet më parë”, shkruan Daily Mail.

 

 

 



bal