1
Një djalë është zhdukur mëngjesin e 9 shtatorit.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjilan, shkruan IndeksOnline.
Sipas policisë, rasti është raportuar dje nga ankuesja, nëna e viktimës.
Ajo deklaroi në stacion se i biri ka dalur nga shtëpia më 9 shtator rreth orës 09:00, dhe më nuk është kthyer.
“Sipas ankueses viktima ka probleme shëndetësore psikike” thuhet në njoftimin e policisë.
Policia bën të ditur se rasti i iniciuar si “Person i zhdukur” është duke u hetuar.