Lajme

Po kthehej në banesë me motor pasi piu kafe me miqtë, por… Gjendet i pajetë në kanal efektivi i FNSH-së

Një efektiv i FNSH ka humbur jetën pasi dyshohet se ka pësuar një aksident me motor.

Efektivi Nikol Lekndreaj po kthehej në banesë me motor pasi piu kafe me disa miq të tij.

Por, sipas burimeve, për shkak të stuhisë dhe erës së fortë ka pasur vështirësi në lëvizje.

52-vjeçari për pasojë ka humbur drejtimin e motorit dhe ka rënë në kanal, duke humbur jetën.

Ai është gjetur pas shumë orësh kërkime, rreth orës 03:00 të mëngjesit, i pajetë në kanal.

Lajmi në përditësim…