Lajme

Sot mblidhen gjashtë komisione parlamentare

Sot është ditë e ngjeshur në ambientet e Kuvendit të Kosovës pasi që do të mblidhen gjashtë komisione parlamentare.

Komisioni për Legjislacion do ta shqyrtojë në parim  Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë do ta shqyrtojë draft-Planin e Punës për sesionin vjeshtor 2024.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione do ta shqyrtojë Draft-Planin e Punës së komisionit për sesionin vjeshtor 2024.

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport do të shqyrtojë propozim-vendimin e Qeverisë për emërimin e anëtares studente në Këshillin Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere do të voojë Raportin vjetor financiar të Buxhetit 2023; raportin vjetor financiar të Zyrës Kombëtare të Auditimit etj

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të harojë listën e dëshmitarëve për intervistim në komision.