Ndarja nga jeta e aktorit Zef Deda ishte një lajmi trishtë pë të gjithë shqiptarët që u rritën me humorin e tij.
Një nga komentet që tërhoqi më shumë vëmendje në momentin e ndarjes nga jeta të Zefit ishte ajo e (Ish) mikut të tij Sandër Ruçi, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale zbuloi se kishte vite që nuk flisnin bashkë.
I ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Sandër Ruçi zbuloi pengun e tij më të madh, atë që nuk ishte pranë Zefit në momentet e fundit të jetës.
Pranvera Borakaj: Çfarë ndodhi me Zefin që u keqinterpretove?
Sandër Ruçi: Është një histori e gjatë. Jam duke bërë një roman dhe në kuadrin e kësaj Zefin e kam pasur si vëlla.
Edhe sot e dua si atëherë. Jam duke bërë një roman me titull “Udhëtim në Parajsën e Ferrit artistik”.
Kopjen e parë të romanit kur të botohet do ta kesh ti.
Pranvera Borakaj: Çfarë ndodhi që u prishët më pas dhe Zefi të kërkoi në ditët e fundit?
Sandër Ruçi: Nuk e di a më ka kërkuar apo jo.
Nuk jam i sigurt sespe nëse do më kishte kërkuar do të shkoja barkas.
Pranvera Borakaj: Nuk e dije, nuk të njoftuan?
Sandër Ruçi: Për kokën e fëmijëve, jo!