ShowBizzz

Prezantoi të dashurën në eventin gala; Daily Mail artikull dedikuar Princit Leka!

Princi Leka II Zogu ka prezantuar partneren e tij të re, Blerta Celibashi, në një event gala që u mbajt në SHBA, shtatë muaj pas ndarjes nga Elia Zaharia. Sipas raportimeve nga burime ndërkombëtare, përfshirë “Daily Mail”, Princi mori pjesë në një darkë të organizuar për të forcuar lidhjet mes sipërmarrësve shqiptarë dhe amerikanë.

Princi, 42 vjeç, dhe Elia Zaharia ishin të martuar që nga viti 2016 dhe janë prindër të princeshës Geraldinë, 4 vjeçe. Lajmi për ndarjen e tyre u publikua rreth nëntë muaj më parë, duke pasuar një periudhë të vështirë për të dy, e cila përfshinte pretendime të ndërsjella dhe vendime gjyqësore për të siguruar distancë mes tyre.

Prezantoi të dashurën në eventin gala; Daily Mail artikull

Megjithatë, këtë javë, Princi la pas ngjarjet e kaluara dhe shfaqej në shoqërinë e partneres së tij të re, fotografes Blerta Celibashi, në një ceremoni luksoze në Neë Jersey, ku morën pjesë mbi 20 familje mbretërore nga e gjithë bota.

Ky zhvillim duket se shënon një kapitull të ri për jetën personale të Princ Lekës, ndërkohë që familja mbretërore shqiptare vazhdon të ruajë interesin e publikut, pavarësisht se monarkia në Shqipëri u shpërbë në vitin 1943.

 



bal