Lajme

Avokatët mbrojtës: Të akuzuarit për sulmin në Banjskë nuk e dinë për çka akuzohen

Avokatët e të akuzuarve për sulm terrorist në Banjskë të Zveçanit, pas seancës së shqyrtimit fillestar që u mbajte të mërkurën, kanë deklaruara se aktakuza dhe shkresat e lëndës për këtë rast i kanë pranuar vetëm një ditë e gjysmë para seancës, për të cilën thanë se e kanë pasur të pa mundur që të përgatiten.

Seanca e shqyrtimit fillestar në rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023, në të cilën janë 45 të akuzuar, mirëpo vetëm tre janë arrestuar, është shtyrë për 9 tetor të këtij viti.

Ljubomir Pantovic, avokati i të akuzuarit Blagoje Spasojeviq, ka thënë se kjo fazë është shumë e rëndësishëm dhe ka qenë e pa mundur që në kohë kaq të shkurtër, që kanë pranuar shkresat, të përgatiten dhe të diskutonin me të pandehurit e tyre, që sipas tij, nuk e din se as për çfarë arsye akuzohen.

Prokuroria speciale mbrojtjen e ka sjell në një situatë të pafavorshme, që aktakuzën që përmban 158 faqe e mijëra faqe materiale, të na e jep pothuajse vetëm një ditë e gjysmë. Kjo është fazë shumë e rëndësishme dhe thjesht nuk ishte e mundur për ne, që të përgatitemi për këtë kohën kaq të shkurtër për një çështje të rëndësishme që duhet të diskutohej sot dhe ajo që dëgjuat edhe të pandehurve, atyre që  po gjykohen atyre të cilët rrezikojnë të dënohen me dënime të larta nuk ju kanë dorëzuar aktakuzën  deri më sot, kështu që ata nuk e dinë se për çfarë akuzohen”, ka thënë ai.

Milos Delevic, avokat i të akuzuarit Vladimir Toliq, ka thënë se nuk kanë pasur kohë të mjaftueshme për tu konsultuar me të pandehurit.

“Ne aktakuza dhe shkresat e lëndës i kemi  pranuar pardje, nuk kemi pasur kohë të mjaftueshme për t’u konsultuar me të pandehurit tanë”, ka thënë ai.

Avokatja Jovana Fillipoviq, avokate e të akuzuarit Dushan Maksimoviq, ka thënë se gjykata ka marrë një vendim të drejtë me vendimi për shtyrje të seancës me 9 tetor të këtij viti.

“Problemi më i madhe se neve si mbrojtje që tani po rrjedh afati për të paraqitur ankesë në dëshmi dhe kërkesën hedhjen e aktakuzës dhe natyrisht nuk kemi mundur të vazhdojmë procedurë sot”, ka thënë ajo.