Edhe pse e larguar prej kohesh nga skena muzikore, Rezarta Shkurta vazhdon të jetë një emër shumë i komentuar në media. Këngëtarja prej vitesh i është përkushtuar një biznesi, duke lënë mënjane karrierën muzikore. Megjithate, ajo vazhdimisht ne rrjetet sociale ndan me fansat postime të ndryshme.
Së fundmi Rezarta ka publikuar një postim në InstaStory, ku tregon se ka bërë një ndryshim te vetja. Ajo zbulon se ka humbur plot 8 kilogramë, por që i duhet të punojë edhe më shumë me veten për të arritur qëllimin që ka.
“Ky muaj u mbyll me – 8 kilogramë. Kam ende edhe 4 kilogramë për të hequr me qëllimin që i kam vënë vetes”, u shpreh ajo.
bal