ShowBizzz

Artikulli “shokues” i DailyMail, ja çfarë shkruajnë për princ Lekën dhe Blerta Celibashin

Princ Leka II ka bërë zyrtare lidhjen me të dashurën e tij të re, shtatë muaj pas ndarjes nga Elia Zaharia.

Ai prezantoi partneren e tij, Blerta Celibashin, në një darkë gala, event që kishte për synim forcimin e lidhjeve mes sipërmarrësve shqiptarë dhe amerikanë.

Princi publikoi një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, teksa pozonte në krah të Celibashit.

Zyrtarizimi i lidhjes me fotografen, ka zgjuar edhe vëmendjen e mediave të huaja, përfshirë DailyMail, të cilët i kanë dedikuar një artikull.

“Princi shokon teksa mirëpret të dashurën e re në shoqërinë mbretërore shtatë muaj pas divorcit të keq që përfshin dhunën e dyshuar në familje”, thuhet në artikull

Princ Leka dhe Princesha Elia Zaharia, të cilët u martuan në vitin 2016, bënë të ditur ndarjen e tyre gjatë muajit janar, derisa theksuan se martesa e tyre “kishte humbur funksionin”.

Çifti mbretëror kanë një vajzë së bashku, Princeshën Geraldinë, e cila është katër vjeçe.