LifeStyle

Këshilla për t’i zvogëluar dhimbjet në qafë

Sipas studimit të bërë nga Asociacioni Osteopatik Amerikan , dhimbja e qafës ishte e treta në listën e dhimbjeve më të shpeshta.

Edhe pse gjysma e të anketuarve pranuan se kanë dhimbje ata thanë se nuk kërkojnë ndihmë profesionale.

Flini me shall rreth qafës: Më shumë se 80% e nxehtësisë së trupit vjen nga kontraktimet muskulore. Kur kemi të ftohtë muskujt tkurren që të prodhojnë nxehtësi. Qafa gjatë natës është e ekspozuar sidomos kur mbuloheni me batanije. Nëse mbani shall, atëherë nuk do të ndjeni dhembje dhe do të ndiheni të relaksuar.

Ushtrimet fizike: Në një studim të bërë në Dublin është gjetur se njerëzit të cilët vuajnë nga dhimbjet e qafës që bëjnë ushtrime të quajtura “pilates” ankohen më pak. Pra, edhe kjo mënyrë pakëson dhimbjet e qafës.

Përdorni barëra sa më natyrale: Personat që vuajnë nga dhimbjet kronike kanë nevojë të përdorin qetësues, kështu që ata duhet të kenë përbërje sa më natyrale, shkruan oranews. Rekomandohet edhe pirja e çajit të gjelbër.

Bëni masazhe që zgjasin një orë: Njerëzit që vuajnë nga dhimbjet kronike të qafës janë testuar dhe është vërejtur se ata ndihen më mirë pasi kanë bërë një orë masazh sesa vetëm gjysmë ore.



ks