LifeStyle

Një nga tre fëmijë janë me shikim të dobët, çfarë thotë studimi

Shikimi i fëmijëve po përkeqësohet vazhdimisht për shkak të evolucionit kryesisht në teknologji. Sipas një studimi të botuar në “British Jurnal of Ophthalmology” një në tre fëmijë nuk kanë shikim të qartë. Gjithashtu thuhet se një shkaktar tjetër kryesor është dhe Covid 19, pasi gjatë asaj periudhe fëmijët kanë shpenzuar shumë kohë përpara pajisjeve teknologjike.

Miopia është një shqetësim global në rritje i cili pritet të prekë miliona fëmijë të tjerë deri në vitin 2025, paralajmërojnë studiuesit. Raportet morën në konsideratë 50 vende të ndryshme në 6 kontinente, nga ku u përfshinë më shumë se 5 milionë fëmijë. Miopia fillon zakonisht gjatë viteve të shkollës fillore dhe vazhdon të përkeqësohet derisa syri të ndalojë së rrituri, rreth moshës 20 vjeç.

Por një tjetër faktor mbetet edhe trashëgimia e tipareve që fëmijët marrin nga prindërit e tyre.

Si t’i mbroni fëmijët?
Vogëlushët duhet të kalojnë të paktën nga dy orë jashtë në natyrë çdo ditë, veçanërisht midis moshës 7 dhe 9 vjeç për të zvogëluar shanset e paaftësisë në të shikuar.



ks