ShowBizzz

Mes skandalit të Diddy, shfaqet Justin në publik/ Fansat të shqetësuar

Justin Bieber ka tërhequr vëmendjen dhe shqetësimin e fansave gjatë një dalje të fundit në publik, për herë të parë pas akuzave të ngritura ndaj Diddy për trafikim seksual.

Marrëdhënia e ngushtë që dikur Bieber kishte me Diddy-n ka ngjallur spekulime, veçanërisht pas publikimit të disa videove ku shfaqeshin së bashku, si dhe pas kujtimeve për një periudhë të veçantë kur Bieber, atëherë 15-vjeçar, kaloi 48 orë me Diddy-n.

Pavarësisht dramës së fundit, Bieber nuk ka komentuar publikisht për këtë çështje. Ai u pa në Los Angeles së bashku me gruan e tij, Hailey, duke darkuar.

Megjithëse çifti dukeshin të lumtur, fansat vunë re ndryshime në pamjen e këngëtarit, duke shprehur shqetësime për gjendjen e tij shëndetësore, pasi ai u duk më i hollë se zakonisht.

Justin kishte veshur një kapuç gri dhe xhinse të gjera, ndërsa Hailey veshi një pallto lëkure dhe pantallona të zeza.



lokimagazine